Opozita insiston në përfshirjen e veteranëve në Ligjin për pagën minimale

Autori: Gazeta inFokus
13:10 | 04 February 2023
Rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës, ka më shumë se shtatë muaj që po qëndron në sirtarët e Kuvendit dhe nuk po shqyrtohet nga komisionet. Për këtë shtyrje, deputetët e pozitës thonë se po synojnë një konsensus më të gjerë dhe se brenda këtij viti do ta procedojnë në lexim të dytë. Ata thonë se arsyeja që po vonohet procedimi i ligjit është dialogu për çështjen e veteranëve. Ndërkohë, opozita vazhdon të kërkojë që veteranët të jenë pjesë e këtij ligji.
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë për KosovaPress, se çdo vonesë e ligjit për pagën minimale është e paarsyeshme dhe se çdo vendim që merret pa përfshirjen e veteranëve, është i papranueshëm.
“Çdo minutë që shtyhet është e tepërt, sepse është bërë çdo gjë në këtë vend. Prej që është ardhë kjo Qeveri, çdo gjë ka dështuar dhe çdo gjë është duke shkuar mbrapshtë. Prandaj, çdo vonesë e ligjit për pagën minimale, është e pakuptimtë dhe e paarsyeshme. Po ashtu, çdo vendim që merret pa përfshirjen e kategorive të dala nga lufta, është e padrejtë dhe e papranueshme”, ka thënë Musliu.
Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria po neglizhon këtë lidh dhe se paga minimale së paku duhet të caktohet në vlerë prej 400 euro.
“Kur jemi te paga minimale, sërish këtu Qeveria është neglizhente dhe nuk ka filluar që ta procedojë në Kuvend, që është e domosdoshme paga minimale dhe kemi thënë se paga minimale së paku duhet të caktohet 400 euro”, ka thënë Lekaj.
Mes tjerash, Lekaj ka shtuar se në pagën minimale në asnjë mënyrë nuk duhet lënë anash edhe veteranët.
“Në asnjë mënyrë kjo kategori (veteranët) që ka dhënë çdogjë nga vetja dhe e ka ndërtuar shtetin e Kosovës, nuk duhet lënë anash”, shtoi Lekaj.
Ndërsa nga pozita kanë thënë se aryeja që po shtyhet procedimi i këtij ligji është sepse ka pasur dakrodim që të vazhdohet dialogu në mes Qeverisë dhe grupeve të interesit, në mënyrë që të pajtohen sa i përket përmbajtjes.
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë për KosovaPress, se i njëjti do të procedohet në lexim të dytë brenda këtij viti.
“Kuvendi e ka kaluar në parim pagën minimale, mirëpo në të njëjtën kohë ka pas një dakordim që të vazhdohet pak dialogu ndërmjet Qeverisë dhe grupeve të interesit me qëllim që të ketë një dakordsi sa i përket përmbajtjes. Presim që së shpejti kjo të konkludohet, i njëjti të procedohet në lexim të dytë brenda këtij viti”, tha Muja.
I pyetur nëse do të përfshihen edhe kategoria e të dalurve nga lufta, Muja tha se janë duke diskutuar për këtë çështje.
“Ne e kemi një rregullim në dhjetor të vitit 2016 kur veteranët e luftës ose paga minimale e tyre është heq, tash ideja e dialogut ka qenë të diskutohet dhe të sqarohet kjo, dhe potencialisht të dakordohemi për këtë çështje, dhe ne kemi prit këto rezultate, tash presim ,meqë këtë vit gjithsesi ligji për pagën minimale do të përfundojë”, tha mes tjerash Muja.
Kuvendi i Kosovës më 14 qershor të vitit të kaluar ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.
Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.
Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pati thënë se projektligji do t’u ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorëve, të cilët paguhen më pak se 264 euro.
Projektligji, megjithatë, nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ka qenë në të kaluarën. Në rast se miratohet edhe në leximin e dytë ashtu siç është, veteranët do të vazhdojnë të marrin pension në vlerë 170 euro./ksp

Të tjera
-
E pazakontë, bie borë në mes të korrikut në Slloveni
Sllovenia është goditur nga një front i ftohtë, duke sjell një freski të paza...
-
“I lypke fëmijët sikur e dijke që ka me ndodh diçka”- Vëllau i Agon Zejnullahut tregon momentin e fundit me të
Vëllai i Agon Zejnullahut ka folur për bisedën e fundit që pati me të vëllain...
-
Kamioni bëhet shkrumb e hi në Prishtinë
Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në Prishtinë. Një kamion u bë shkrumb e ...
-
Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27 vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia
Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prok...
-
Musliu kërkon hetim për vdekjen e të riut në Lipjan: Policia ka nevojë për reforma urgjente
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kërkuar hetim urgjent për vdekjen e 27...
-
Skandal energjetik/ 1.13 milionë euro për bartjen e rrymës brenda një dite, Ymeri shpërthen ndaj qeverisë: “Kurti po punon, por jo për ne”
Data 5 prill 2025 ka shënuar një tjetër kulm të paprecedentë në krizën energj...
-
Ymeri ngre alarmin: Rritje për 48 fish e çmimit të transportit të energjisë, blloqet e KEK-ut u ndalen në të njëjtën ditë – rast për hetim
Inxhinierja e energjisë, Janina Ymeri, ka ngritur pikëpyetje të mëdha për çmi...
-
Vdes 40 vjeçarja në një aksident me motoçikletë në magjiastralen Suharekë-Shtime
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së martës në magjistralen...
-
“Njerëzit që dashurojnë e kalojnë ma lehtë sëmundjen e kancerit”- Befason onkologia teksa flet për personat që ballafaqohen me sëmundjen e kancerit
“Dashuria nuk shëron trupin, por shëron shpirtin”, thotë onkologja Vildane Go...
-
Sot varroset i mituri i dytë që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndod...
-
E dhimbshme: Shkoi për tu freskuar me ujë, ky është 50 vjeçari nga Skenderaj që vdiq nga goditja e rrymës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Gorazhdec të Pejës, ku një 50 vjeçar e...
-
Ftoi familjarët e burrit për darkë dhe i h*lmoi me kërpudha, dënohet 50-vjeçarja
Në Australi, gruaja 50-vjeçare, Erin Patterson, është shpallur fajtore për vr...