Opozita ia jep një goditje të rëndë qeverisjes së LVV-së në Gjilan
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 04 August 2023
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme, e cila siç ka thënë kryesuesi Kushtrim Kadriu, është ftuar me kërkesë të 12 këshilltarëve dhe në rend dite ka një pikë të vetme – shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve komunale të aksionarëve në tri ndërmarrje publike lokale, Tregu, Stacioni i Autobusëve dhe Ecohigjiena si dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj.
Bujar Nevzati, në emër të grupit të këshilltarëve të PDK-së dhe Avdyl Aliu, në emër të grupit të LDK-së, kanë kërkuar nga anëtarët e Kuvendit që të miratojnë kërkesën për shkarkimin e anëtarëve të Komisioneve dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj, duke i dhënë edhe arsyet, derisa Nazim Gagica (AAK) ka thënë se subjekti që përfaqëson ai do të mbajë qëndrim neutral ndaj këtij propozimi, raporton Telegrafi.
Ndërkaq, përfaqësuesit e LVV, Arianit Sadiku, Ismajl Kurteshi, Krenare Latifi Kqiku e Besnik Shala kanë kontestuar legjitimitetin e kryesuesit, meqë ende nuk është përmbushur afati ligjor për ushtrimin e detyrës nga ai, përkatësisht kanë kërkuar sqarime për arsyet e shkarkimit të secilit anëtarë të komisioneve, veç e veç.
Kuvendi, me 18 vota për dhe 2 kundër ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit të ndërmarrjes Tregu, me 17 vota për, 3 kundër dhe një abstenim – anëtarët e Bordit të Ecohigjienës, përkatësisht me 17 për dhe një abstenim – anëtarët e Bordit të ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve.
Kuvendi ka zgjedhur anëtarë të rinj në këto ndërmarrje Driton Nuhiun e Sadete Pajazitin (Tregu), Besnik Mustafën e Veli Jahiun (Ecohigjiena), Albulena Asllanin e Florim Arifin (Stacioni i Autobusëve).
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, pas prishjes së koalicionit qeverisës LVV-PDK, udhëhiqet nga opozita.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...