Lajme

Opozita e shoqëria civile kërkojnë nga Qeveria që Asociacioni të trajtohet me kujdes

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 30 October 2022

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe ishte një nga çështjet kryesore të Vetëvendosjes, për çfarë dikur organizonte edhe protesta në kundërshtim të saj.

Mirëpo tash kur lideri i tyre është udhëheqës i Qeverisë dhe për këtë çështje po qarkullon një draft. duket se kjo çështje pashmangshëm do të jetë pjesë e agjendës së tyre.

Këtë fakt po e pranon deputeti nga mazhoranca Haki Abazi.

-Advertisement-

Kujdes të shtuar lidhur me këtë temë ka kërkuar edhe Besnik Tahiri nga radhët e AAK-së.Ndërsa sipas analistit politik , Artan Muhaxhiri, Qeveria duhet të ketë vijë të kuqe sa i përket mos cenimit të funksionimit normal dhe strukturor të Kosovës.

Javën e kaluar është publikuar një draft për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe mirëpo një lajm i tillë u konsiderua i rrejshëm nga krerët institucional.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera