Opozita do të mbështesë marrëveshjen me MCC në Kuvend
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/thumbs_b_c_be4a7e5d5b12eed5d84ab631dec1efc4-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 27 July 2022
Qeveria e Kosovës ka aprovuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Kjo marrëveshje pritet t’i dërgohet Kuvendit për miratim. Ndryshe nga disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare të cilat nuk kanë kaluar ose ju është dashur më shumë kohë për të bindur opozitën, kjo e MCC do të ketë mbështetjen e PDK-së dhe të AAK-së.
Programi Kompakt në vlerë prej 234 milionë dollarëve do të përfshijë dy projekte: rezerva dhe arbitrazh të energjisë, bateritë me kapacitet të lartë mbi 200 Mwh dhe zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë.
Deputeti i PDK-së, partisë më të madhe opozitare, Mërgim Lushtaku, deklaroi se do të mbështesin marrëveshjen e MCC sepse është në të mirën e vendit. Ai tha se është mirë që edhe Qeveria e Kosovës ka reflektuar dhe po mbështet projektet që dikur ka i kritikuar.
“Po, parimisht ne kemi mbështetur çdo mbështetje ndërkombëtarë sa i përket edhe pjesës strategjike për investime që i përmirësojnë jetën e qytetarëve, jetën e bizneseve në Kosovë, por edhe në tërësi jetën e Kosovës si shtet i pavarur. Ne mirëpresim çdo bashkëpunim dhe vazhdim të kontratës edhe me MCC-në. Sigurisht neve na vjen mirë që edhe Qeveria e Kosovës po reflekton dhe po mbështet projekte të cilat janë në të mirën e qytetareve të Kosovës, kur e dimë që deri dje janë kritikuar këto marrëveshje dhe janë stagnuar në një formë tjetër”, tha ai.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh anëtar i Komisionit për Buxhet, Pal Lekaj tha se do të mbështesin marrëveshjen pavarësisht se ajo duhej të ishte miratuar, sipas tij, që në vitin 2019.
“Sa i përket marrëveshjes e MCC është një marrëveshje që kontribuon Kosovës, sidomos në sektorin e energjisë dhe ne si Aleance e Ardhmërisë së Kosovës e mbështesim fuqishëm, sepse ka ardhur në një kohë të duhur. Mirëpo çdo herë kemi insistuar që nga viti 2019 që marrëveshja me MCC-në të miratohet, nënshkruhet por ka pas vonesa pothuajse tri vite. Por, asnjëherë nuk është vonë kur përfiton Kosova”, deklaroi Lekaj.
Ndërsa deputeti i LVV-së, Armend Muja tha se pret mbështetjen e të gjitha partive për këtë marrëveshje. Ai u shpreh se ka pasur shumë spekulime për të njëjtën, por qasja ka qenë e kujdesshme dhe tashmë investimi do të bëhet në sektorin ku ka më së shumti nevojë.
“Kjo marrëveshje është konkluduar, me frymën e bashkëpunimit dhe partneritetit afatgjatë strategjik të përhershëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një kontribut thelbësor për sektorin e energjisë. Ka pasur shumë diskutime, spekulime për këtë marrëveshje, që qasja ka qenë e kujdesshme, por ka shkuar asistenca aty ku më së shumti ka nevojë Kosova, që është në investimin dhe zgjerimin e kapaciteteve për ruajtjen e energjisë, eficiencën e energjisë dhe mbi të gjitha përfshirjen e vajzave dhe grave në tregun e punës në kuadër të këtij sektori. Ne shpresojmë që nesër gjatë kësaj jave kjo marrëveshje do të konkludohet”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër dhe pasnesër në dy seanca të ndryshme. Mazhoranca insiston që marrëveshja me MCC të ratifikohet sa më shpejt në Kuvend. Parlamenti ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me votat e dy të tretave e të gjithë deputetëve.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/03/Alan-Greenberg-UNI-NEW-03-e1709546819299-770x4001-1.jpg)
Të tjera
-
Ministrja Haxhiu sụlmon Kushtetuesen: I kanë borxhe e po i shërbejnë nomenklaturës së vjetër- byroja do të bëhet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit pë...
-
Borrell kërkon përparim në zbatimin e marrëveshjes për normalizim
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evrop...
-
Enver Hoxhaj: Dialogu Kosovë – Serbi ka kollapsuar moti, Kurti ka dështuar në politikën e jashtme
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se di...
-
Kushtetuesja e shpall të pavlefshëm ligjin për Byronë për Verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme
Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Sh...
-
Vuçiq para takimeve në Bruksel: Kurti do të bërtas dhe bëjë drama derisa t’i them ndalu
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar me avazin e tij të vjetër...
-
Greqi: Vdẹs një shqiptar, plagosẹt edhe një nga Kosova
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Greqi. Një shqiptar ka vdekur, deris...
-
Vjen reagimi i zyrtarit të lartë publik të cilit iu dὁgj vetura në mesnatë
Ekrem Hysenaj, zyrtari i lartë dhe ish-ushtrues i detyrës së Drejtorit të Për...
-
Arrihet marrëveshje për shkollimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë Ushtarake “Franjo Tugjman” në Kroaci
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se miqësia mes Kosovës dhe Kro...
-
Maqedonci në Zagreb për bashkëpunim ushtarak me Kroacinë, zv.kryeministri kroat: Mbështetje qind për qind për Kosovën
Zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq e ka pritur...
-
Klinaku paralajmëron protesta pasi Kushtetuesja i hodhi poshtë pretendimet e opozitës për veteranët
Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetari të Organizatës së Veteranëve t...
-
Gazetari amerikan Evan Gershkovich rrezikon 20 vjet burg, Rusia: Është spiun
Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Evan Gershkovich, ka nisur...
-
Rashiq për takimin Kurti-Vuçiq: Do ta rrisë intensitetin e dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq nuk ësh...