Sport

Operohet Majlinda Kelmendi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 15 September 2017

Xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelemendi me shumë sukses ka operuar ligamentin Kryqëzor

Trajneri Driton Kukak ka njoftuar se xhudistja Majlinda Kelmendi sot me shumë sukses ka operuar ligamentin Kryqëzor.

Deri te ky lëndim kishte ardhur pas garës në Budapest, ku Majlinda pësoi humbje.

Kuka tregon se Majlinda rehabilitimin do ta vazhdojë në Slloveni dhe qëllimi kryesor i saj është që të shërohet së më shpejtë, pasi qëllimi i saj është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

-Advertisement-

“Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë!

Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra!

Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses!

Ajo të cilës ju kam friguar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh, Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest!

Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dashtë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt!

Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič

Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”, shkruan Kuka në Facebook. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera