Sport

Operohet Khedira, rikthehet pas 3 muajsh, Juve bllokon shitjen e Can

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 05 December 2019

Sami Khedira ka kaluar me suksesin operacionin në gjurin e majtë të cilit i është nënshtruar këtë mërkurë. Tashmë mesfushori i Juventusit do të fillojë fazën e rikuperimit që sipas mediave italiane do të zgjasë rreth 3 muaj.

Duke parë fazën e rikuperimit të Khediras, i cili pritet të rikthehet në fund të shkurtit ose në fillim të muajit mars, drejtuesit e kampionëve të Italisë pritet të heqin nga merkato mesfushorin tjetër gjerman Emre Can, i cili nuk ka gjetur shumë hapësira gjatë kësaj periudhe dhe kërkon largimin.

Por me dëmtimin e bashkëkombasit të tij, Can do të ketë më shumë minuta dhe pritet që Juventusi të refuzojë çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera