Lajme

Operacioni në banesën e Vis Martinajt, gazetarja: Një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 26 December 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me kontrollet sot në banesën e shumë të kërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej muajt gusht.

Operacioni i zhvilluar sot nga forcat RENEA dhe ato të FNSH-së ku u ushtruan kontrolle në banesën e Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, është ndërmarrë pas një telefonate të përgjuar në një nga burgjet në vendin tonë.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në News24, e cila tha se një person i dënuar për vrasje, regjistroi një telefonatë në emër të familjarëve të tij. Por, shton Lala, nga përgjimi i kësaj telefonate u zbuluan detaje që mund të çonin në kapjen e Ervis Martinajt.

-Advertisement-

“Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinjat. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqërua dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit është ngritur në alarm për pas një telefonate të përgjuar në burg të sigurisë së Lartë në këtë burg është një person i dënuar për vrasje. Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate ka dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente. Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara.”, tha Lala.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera