Operacioni i policisë në veri, ministri i Brendshëm austriak ka një porosi
Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 28 September 2021
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur homologun nga Austria, Karl Nehammer, me të cilin vunë në pah raportet që kanë dy vendet.
Gjatë takimit u ritheksua mbështetja e shtetit austriak për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, si prioritete kryesore të Qeverisë së Kosovës, përfshi situatën në veri të vendit.
“Ju sot ndodheni në Kosovë në një moment tejet të rëndësishëm dhe tashmë jeni të njoftuar me situatën aktuale në veri të vendit tonë. Në kuadër të luftës sonë kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, është thelbësore të theksojë se angazhimet tona në këtë drejtim nuk do të bëjnë kurrfarë dallimi, dhe se do të sigurohemi që ligjshmëria, rendi dhe ligji të sundojnë edhe në veri të vendit”, theksoi Sveçla.
“Policia e Kosovës po qëndron në pika kufitare për siguri të qytetarëve dhe respektim të plotë të vendimeve legjitime të qeverisë demokratike të Republikës së Kosovës dhe se kjo kurrsesi nuk është provokim e as kërcënim për qytetarët tanë në veri të Kosovës. Përkundrazi, ligjshmëria në veri, është parakusht për zhvillim, mirëqenie dhe prosperitet për qytetarët tanë atje. Djegia dhe shkatërrimi i institucioneve të shtetit në Zubin Potok dhe Zveçan dëshmon edhe një herë nevojën e angazhimit serioz të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shtuar Sveçla.
Ndërsa, Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer vlerësoi se Austria e ka partner strategjik Kosovën në luftimin e krimit të organizuar dhe trafikimit.
Nehammer theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Austrisë dhe Policisë së Kosovës, e cila për momentin është një mision delikat sa i përket situatës në veri.
“Kosova për Austrinë është një partner i qenësishëm dhe konstruktiv sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe trafikimit. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim dëshirojmë ta zhvillojmë dhe intensifikojmë tutje edhe në nivelin e policisë. Përpos kësaj, dua të falënderoj Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Policët e Kosovës të cilët për momentin janë në këtë detyrë të vështirë që kanë në veri. Operacioni politik bëhet me vigjilence dhe kujdes të shtuar dhe unë i kam lutur që edhe më tej të vazhdohet në këtë mënyrë, duke e ditur që për policët është një detyrë e vështirë, mirëpo njëkohësisht një detyrë posaçërisht e rëndësishme për qytetarët atje dhe për të fituar besimin në shtetin e tyre” theksoi Nehammer.
Nehammer ftoi delegacionin e Kosovës për një vizitë në Vjenë, për të trajtuar edhe çështje tjera më rëndësi, siç është ajo migrimit të paligjshëm, e ku Kosova vlerësohet një partner strategjik./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...