Lajme

Operacionet policore në tri rajone në Kosovë rezultuan me sekuestrimin e drọgës dhe arrestimin e katër personave

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 08 October 2024

Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve, njofton se ka realizuar dy operacione policore, të cilat përfshijnë tri rajone atë të Prishtinës të  Mitrovicës së Jugut dhe Pejës.

Policia njofton se rasti i parë i koduar “Pritja” i hetuar nga sektori qendror i policisë, është realizuar në katër lokacione të ndryshme i cili ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie prej mbi 25 kg, substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe arrestimin e tre personave të dyshuar (shtetas kosovarë).

Njësitet policore në cilësi të provave materiale kanë sekuestruar edhe dy vetura dhe tre telefona celular.

-Advertisement-

“Vlera e substancës narkotike arrin shumën prej mbi 45 000 euro”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se një pjesë e drogës kishte destinim tregun vendor përderisa pjesa tjetër tregun e jashtëm.

“Ndërsa rasti i dytë i koduar “Kristali 2 ” i cili është hetuar nga njësia rajonale e narkotikëve në Prishtinë, e cila ka arritur të arrestoj një person të dyshuar (mashkull kosovar), dhe të  sekuestrojë një sasi prej mbi një kg, të substancës narkotikeve të llojit kokain.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar para të gashtme mbi 6800 euro,

1000 dollar amerikan dhe 3400 funta angleze.

Vlera e drogës në këtë rast arrin shumën prej mbi 50 000 mijë euro”, njofton policia.

Veprimet policore në të dyja rastet janë, realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore për Krime të Rënda në Prishtinë.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera