Lajme

Operacion i madh kundër mafias shqiptare në Gjermani, dhjetëra të arrestuar

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 10 December 2021

Të paktën 20 persona janë arrestuar në Gjermani në një operacion të madh që kishte për qëllim të godiste një bandë shqiptare të shpërndarjes së drogës në sasi të mëdha.

Ministri i Brendshëm i Rinit Verior-Vestafalisë, Herbert Reul tha se është i kënaqur me rezultatet e këtij operacioni, që përfshiu më shumë se 500 forca policore në operacionin që u zhvillua në landet e Hesenit dhe Rinit Verior-Vestfalisë.

Banda trafikonte dhe kultivonte kanabis. Ajo organizonte dërgesa të rregullta të hashashit me një magnitudë prej më shumë se 100 kilogramësh nga Shqipëria. Edhe shpërndarja e drogës bëhej nga shqiptarët.

-Advertisement-

Gazeta Der Westen shkruan se janë gjurmuar dhe zbuluar disa plantacione kanabisi me një sipërfaqe të konsiderueshme.

Vetëm në qytetin e Esenit, më i madhi i landit, thuhet se banda kishte shpërndarë hashash dhe kanabis me tonelata, raporton Radio Essen.

Bandës iu kapën edhe armë dhe shumë të madha parash në cash. Një zëdhënës tha se janë kapur shuma me gjashtë shifra. Në qytetin e Esenit u sekuestruan mbi 250 mijë euro.

Edhe në këtë rast, operacioni policor u bazua te dekriptimi i mesazheve në rrjetin EncroChat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera