“Omicron”, varianti dominues dhe në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 14 January 2022
Edhe në Gjermani, “Omicron” është tashmë varianti dominues i virusit Covid 19.
Instituti Robert Koch (RKI) bën të ditur në raportin e fundit javor, se shifra e të gjitha rasteve ka arritur ndërkohë në 73 përqind të infektimeve me virusin Omikron. Por ende ka dallime të mëdha në mbarë vendin. Sipas RKI, pjesa e infektimeve me Omikron ishte vetëm 11% përqind në Mecklenburg-Pomerani, ndërsa në Bremen ishte 96 përqind.
Instituti RKI paralajmëron se në Gjermani pritet një rritje e lartë e numrit të infektimevë në javët e ardhshme, përfshirë edhe ata që janë vaksinuar dhe shëruar. Në të njëjtën kohë, RKI thekson se studimet fillestare tregojnë një përqindje më të ulët të personave që duhet të shtrohen në spitale, krahasuar me infeksionet me variantin Delta. Por ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të dhënë vlerësime përfundimtare lidhur me ashpërsinë e sëmundjes dhe pasojat e variantit Omikron.
Problemet me testet e shpejta
Si pasojë e dominimit të variantit të ri, një përfaqësuese e një shoqate të mjekëve në Gjermani, Ute Teichert, paralajmëron se testet e shpejta nuk janë të përshtatshme për të përcaktuar, nëse dikush është prekur apo jo nga ky virus. “Për sa kohë që është e paqartë se cilat teste të shpejta zbulojnë me besueshmëri variantin Omikron, është problematike të përdoren teste të shpejta si një alternativë ndaj testeve PCR, për të konstatuar se personi është shëruar”, tha kryetarja e Shoqatës Federale të Mjekëve të Shëndetit Publik (BVÖGD). “Nëse nuk kemi teste të mjaftueshme PCR, situata do të jetë më e vështirë”.
Sipas rregullave të reja të karantinës për të cilat kanë rënë dakord qeveria federale dhe ato të landeve, personat e infektuar apo ata që kanë pasur kontakt me personat e infektuar, mund të testohen pas shtatë ditësh me një test PCR ose një test antigjen dhe mund të shkurtojnë periudhën e karantinimit me tre ditë, nëse testi rezulton negativ.
Teichert paralajmëron se situata mund të dalë jashtë kontrolli dhe zyrat e shëndetësisë nuk mund të ndjekin të gjitha rrjedhat e infektimeve. Ndaj kërkohet një rritje e ndjeshme e stafit në zyra, brenda një afati të shkurtër. “Ne nuk do të kemi një pasqyrë të qartë në javët e ardhshme,” tha ajo. Shumë zyra që tani nuk e kanë situatën nën mbikqyrje të plotë.
Incidenca e infeksioneve të reja me virusin Corona ka arritur një nivel të ri. RKI njofton se incidenca shtatëditore në 100.000 banorë ka shkuar në 470,6. Ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 92.223 raste të reja të infektimeve me virusin Corona, që është shifër rekorde prej fillimit të pandemisë. Një javë më para kishte “vetëm” 56.335 infeksione të reja.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...