Rozë

Olta Gixhari publikon imazhin më të mirë me djalin

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 06 September 2020

Olta Gixhari dhe partneri i saj misterioz u bënë prindër për herë të parë me datë 21 gusht.

Aktorja solli në jetë një djalë, të cilit i kanë vendosur emrin e veçantë Amar.

-Advertisement-

Që nga ai moment, ajo nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale duke i surprizuar të gjithë me format trupore. Mirëpo Olta ka treguar se është kujdesur shumë për trupin e saj dhe ka treguar kujdes me ushqimin.

Së fundmi, aktorja ka ndarë foton më të ëmbël me Amarin në bregdetin spanjoll. Ajo po e mban të voglin në krahë dhe është siguruar që të mos ia mbulojë ende portretin. “Ai është princi im”, ka shkruar Olta krahas fotos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera