Lajme

Olluri: Të korruptuarit duhet të kenë frikë nga gazetarët, e jo anasjelltas

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 17 August 2017

Gazetari Parim Olluri, ka reaguar pas sulmit ndaj tij i cili ndodhi mbrëmjen e djeshme.

Olluri sulmin ndaj tij e ka quajtur pas shpine, derisa ka shtuar se sulme të tilla i bëjnë gazetarët edhe më të fortë.Ai ka shtuar se do të vazhdojë të merret me raportime të korrupsionit dhe se të korruptuarit duhet të kenë frikë nga gazetarët dhe jo anasjelltas.

Reagimi i tij

-Advertisement-

Ju falemnderit per mbeshtetjen e juaj. Kjo deshmon se shume ne numer jemi lirise se shprehjes dhe publikimit te aferave kriminale te pushteterave e biznesmeneve te fuqishem. Une jam mire me shendet. Nuk kam lendime te renda. Genta e ka marre veten nga tronditja prej sulmit te mbremshem.  Sulmuesit nuk i njoh, por Policia eshte duke u marre me rastin. Shpresoj qe do ti zbulojne edhe urdherdhenesit e tyre. Neve, gazetareve keto sulme pas shpines na bejne edhe me te forte. Na tregojne sa njerez te lige jane ata per te cilet raportojme. Nese kane menduar se Insajderi do te ndalet se publikuari aferat mafioze te tyre, jane gabuar rende. Ata duhet te kene frike nga ne gazetaret, e jo ne te frikesohemi nga te korruptuarit.  Une dhe koleget e mi ne Insajderi do te vazhdojme te jemi ashper ne luftimin e se keqes, seksereve, komandanteve te korruptuar te UÇK-se dhe te gjithe hajnave tjere, te formave te ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera