Sport

Ole Gunnar Solskjaer e nisë në mënyrë perfekte aventurën më Manchester Unitedin (VIDEO)

Autori: E.M 20:23 | 22 December 2018

Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë më rezultat 5-1 si mysafir i Cardiffit, në takimin e luajtur në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League angleze, shkruan Gazeta inFokus.

Unitedi e shkarkoi Jose Mourinhon pas humbjes nga Liverpooli javën e kaluar, në vend te portugezit e emëruan ish lojtarin e tyre Ole Gunnar Solskjaer i cili e nisi  me fitore debutimin e tij.

Golat në fitoren e thellë të “Djajve të kuq” i shënuan Rashford, Herrera, Martial, Lingard 2x, ndërsa golin e vetëm për Cardiffin e realizoi Camarasa.

-Advertisement-

Pas kësaj fitore Manchester United renditet i gjashti më 29 pikë, ndërsa Cardiffi i 17-ti, më 14-të pikë te tubuara.

Ndeshjen e ardhshme Unitedi e zhvillon në “Old Traford” ku e pret Huddersfieldin, ndërsa Cardiffi është mysafir i Crystal Palaces./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera