OKB: Tre vitet e fundit më të ngrohtat që prej 170 vjetësh
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 19 January 2018
Matjet e reja konfirmojnë ndryshimin e klimës: 2015, 2016 dhe 2017 janë vitet më të ngrohta që nga fillimi i matjeve. Këtë e ka hulumtuar Organizata Botërore e Motit, WMO.
Viti më i nxehtë ka qenë 2016.Grumbullimi i viteve veçanërisht të nxehta është një shenjë e qartë e ndryshimit të klimës, shkaktuar nga rritja e përqendrimit të gazrave të dëmshme në atmosferë, komunikoi WMO në Gjenevë.
2017 ashtu si edhe viti 2015 ka pasur një temperaturë rreth 1,1 gradë mbi atë të kohës paraindustriale. Dallimi mes këtyre dy viteve në statistikë nuk është i spikatur. Ndërsa në 2016 ka pasur një temperaturë plus sipas të dhënave të fundit rreth 1,2 gradë.
Sikurse deklaron më tej organizata shkencore e OKB-së pë rmotin, temperatura – krahasuar me mesataren e viteve 1981 deri më 2010 – vitin e kaluar ka qenë 0,46 gradë më e lartë.
“Gradët e ngrohjes së temperaturës gjatë tre viteve të kaluara janë të jashtëzakonshme”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Motit (WMO) Petteri Taalas. “Ngritja në arktik është mjaft e spikatur”.
Kjo do të ketë pasoja edhe ndaj motit në rajone të tjera.Rekorde të nxehti pavarësisht La Niña-sNdryshe nga viti 2017 në dy vitet paraprirëse dukuria e motit El Niño ka influencuar në temperaturat e larta mesatare, sipas WMO. Një tipar i El Niño është rritja e temperaturës së ujit të detit, gjë që influencon ndaj motit. Në fillim dhe në fund të vitit të kaluar La Niña – e kundërta e El Niño është vrojtuar me një efekt ftohës.
Megjithatë 2017 ka qenë viti më i ngrohtë i matur ndonjëherë i La-Niña-s.Në SHBA viti i kaluar për shkak të motit ekstrem me uragane ka pasur dhe dëme të mëdha si asnjëherë më parë, theksoi Taalas. edhe vende të tjera kanë përjetuar më shumë vërshime dhe thatësira.
Gjetjet e WMO-së bazohen në të dhëna nga pesë agjencitë kryesore ndërkombëtare të motit: National Oceanic and Atmospheric Administration në SHBA, Agjencia Hapësinore NASA, Met Office britanike, Qendra Europiane për Parashikimin Afatmesëm të Motit dhe Agjencia japoneze e Meteorologjisë./DW
Të tjera
-
Paralajmërojnë meteorologët italianë, çfarë do të ndodhë në 12 dhe 13 janar
Meteorologët italianë paralajmëruan se një pjesë e madhe e Kontinentit të Vje...
-
Vend i ngrohtësisë dhe i shijes së veçantë, “Cassava” restoranti që do ju bëjë të ktheheni përsëri
Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon atmosferën relaksuese me një për...
-
Haziri për Kurtin: Mendësia ‘500K’ tregon se njerëzit i sheh si numra
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për kryeministrin Albin Kurti ...
-
Haxhiu deklarohet për arbitrazhin për Grandin: Mbetet i Kosovës, Pacollit do t’ia kthejmë paratë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar rreth lajmit për vendimin ...
-
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj b...
-
Deklarata e Kurtit për fenë dhe identitetin shqiptar, Kelmendi: Është skandaloze, fyese e nënçmuese
Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeminis...
-
KFOR s’ka ndryshuar qëndrim: Hapja e urës tani i vë në rrezik të panevojshëm ushtarët dhe komunitetet lokale
Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga ...
-
Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore
Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times” ka shkruar sot për konvert...
-
Morën leje për sjellje të mirë, si u arratisën shqiptarët e rrezikshëm nga burgu
Dy të burgosur shqiptarë, Lefter Toçi dhe Romeo Qosja, kanë arritur të arrati...
-
Apel i policisë: Shmangni Merdaren, përdorni vendkalimet e tjera kufitare
Për shkak të pritjeve të gjata në vendkalimin kufitar në Merdar, Policia e Ko...
-
Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë
Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të shtunë ka kolona dhe pritje të...
-
Joe Biden nderon Hillary Clintonin me “Medaljen e Lirisë”
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka ndarë Medaljen Presidenciale të Lirisë, nd...