OKB shprehet e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gazë
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 10 September 2024
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është “jorealiste” të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press ai tha se “OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim”, por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.
Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punënjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetort ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.
Kombet e Bashkuara kanë mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948. Zoti Guterres tha se oferta për të mbikqyrur armëpushimin “ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.
Por bisedimet prej muajsh të tërë për armëpushim kanë ngecur.
“Sigurisht, ne do të jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar”, tha zoti Guterres. “Çështja është nëse palët do ta pranonin atë, dhe në veçanti nëse Izraeli do ta pranonte atë”.
Ndërkohë, në një deklaratë tjetër, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Volker Türk tha se “dhënia fund e konfliktit në Gazë dhe parandalimi i përshkallëzimit të tij në një konflikt rajonal është përparësi absolute”.
Ushtria izraelite nojftoi të hënën se ka kryer sulme gjatë natës kundër ndërtesave të përdorura nga militantët e Hezbollahut në Libanin jugor, sulmi më i fundit në përplasjet ndërkufitare midis dy palëve që kanë nxitur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.
Në Sirinë fqinje, media shtetërore tha të hënën se sulmet ajrore që dyshohet se janë kryer nga Izraeli vranë të paktën 18 persona dhe plagosën rreth 40 të tjerë.
Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit në 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael, që sipas autoriteteve izraelite la 1200 të vrarë dhe 250 vetë u morën peng.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 40,900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, megjithëse ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin disa mijëra militantë.
Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti prej muajsh janë përpjekuar për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht. VOA
Të tjera
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...
-
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit
Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, ...
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...