Lajme

OKB: Pesë milionë njerëz mund të kenë mbetur pa strehim në Siri pas tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 February 2023

Më shumë se pesë milionë sirianë mund të kenë mbetur pa kulm mbi kokë pas tërmeteve shkatërruese të së hënës që goditën vendin dhe fqinjin e tij Turqinë, sipas një zyrtari të Kombeve të Bashkuara.

“Deri në 5.3 milionë njerëz në Siri mund të kenë mbetur të pastrehë nga tërmeti”, tha të premten Sivanka Dhanapala, përfaqësuesja e Komisionarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Sirinë, shkruan Al Jazeera.

“Ky është një numër i madh dhe vjen te një popullsi që tashmë po vuan zhvendosje masive”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera