Lajme

Edhe një i ftuar nga Specialja, fton ish-rektorin e UP-së

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 22 October 2019

​​Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e ka ftuar Ish-rektorin i Universitetit të Prishtinës dhe ish-deputetin i Kuvendit të Kosovës, Ibrahim Gashi, për t’u intervistuar në cilësi të dëshmitarit nga

Gashi, i cili e konfirmoi vet ftesën, përmes facebook-ut ku tha se do t’i përgjigjet pozitivisht asaj pasi është i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, shkruan gazeta inFokus

“Duke besuar në drejtësi, sikundër edhe duke qenë shumë i bindur në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, tha ai.

-Advertisement-

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme tha se intervistimi do te bëhet gjatë kësaj jave në Prishtinë./Gazeta inFokus/.

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera