Ohajo, pasojat e rrëzimit të trenit me kimikate
Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 15 February 2023
Në Ohajo, dalja nga shinat e një treni dhe rrjedhimisht djegia e disa kimikateve që po transportonte ka ngritur pikëpyetje për pasojat shëndetësore.
Banorët po parashtrojnë shqetësime lidhur me shtëllungat e tymit, kafshët e ngordhura dhe nëse rrezikohet uji i pishëm.
Para pak më shumë se një jave, një tren transporti me 50 vagona doli nga shinat dhe u përmbys duke shkaktuar zjarr në periferi të qytetit Palestinë të Ohajos pranë kufirit me Pensilvaninë, si rezultat i një problemi mekanik.Nuk pati të lënduar nga aksidenti. Disa banorë të zonës u larguan si rezultat i shqetësimeve nga kimikatet e rrezikshme që po transportonte treni. Më pas zyrtarët dhanë urdhër për evakuimin e menjëhershëm të zonës ndërsa u shtua frika për një shpërthim të mundshëm të kimikateve në trenin që po digjej.
Për të shmangur rrezikun nga një shpërthim i pakontrolluar, zyrtarët vendosën që të djegin lëndën toksike në pesë vagona, çka shkaktoi flakë dhe tym të zi.
Skena rrëqethëse nxiti më shumë pikëpyetje lidhur me rreziqet e mundshme shëndetësore në zonë dhe përtej saj, madje edhe pse autoritetet pohuan se po bënin gjithçka për të mbrojtur njerëzit. Gjatë ditëve që pasuan, shqetësimet dhe pikëpyetjet e banorëve u shtuan edhe më shumë, pjesërisht si rezultat i përhapjes së lajmeve të rreme në internet.
Lënda kimike në tren, klori i vinilit, lidhet me shtimin e rrezikut për disa lloje kanceresh, ndërsa zyrtarët në atë kohë paralajmëruan se djegia do të çlironte dy gaze të rrezikshme të përdorura si armë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Zyrtarët e mjedisit thanë se specialistët zbuluan në ajër lëndë toksike gjatë djegies së kontrolluar dhe zyrtarët lejuan kthimin e popullsisë vetëm pas shpërndarjes së tij.
Ata thonë se monitorimi i vazhdueshëm i ajrit nuk ka zbuluar nivele të rrezikshme në zonë, përfshi testimet brenda 400 shtëpive, pas lejmit të kthimit të banorëve.
Edhe në komunitetet përtej zonës së aksidentit, disa banorë thonë se janë të shqetësuar lidhur me efektet afatgjata të ekspozimit ndaj lëndëve toksike.
Dalja e trenit nga shinat ka nxjerrë në pah pikpyetje mbi sigurinë hekurudhore, megjithëse të dhënat nga agjencitë federale tregojnë se aksidentet që përfshijnë materiale të rrezikshme në këtë shkallë janë shumë të rralla./Voa
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...