Ofruan në shitje një pikturë për 800 dollarë, vlerën e saj e kuptuan vetëm kur u dha oferta e fundit! (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 17 January 2018
Pse kemi një pikturë në dhomën e ngrënies? – mendonte vazhdimisht Ned Landau gjatë fëmijërisë se vet.
Bashkë me dy vëllezërit e tij Roger dhe Steven nga Nju Xhersi nuk i shihnin asnjë të mirë asaj kuadroje antike të gjyshit.
Vepra e artit ishte blerë nga nja paraardhës, por gjyshi nuk imagjinonte vlerën e vërtetë të saj.
Kur vdiq u trashëgua nga nëna e tre vëllezërve, e cila shiti disa objekte, por vendosi ta mbante kuadron.
Me vdekjen e saj në vitin 2010 vepra i mbijetoi një shitje të re bashkë me disa takëme porcelani dhe disa objekte në argjend.
Me kalimin e viteve piktura përfundoi në bodrum dhe ishte Ned ai që e nxori në shitje.
Gjatë ankandit vëllezërit shpresonin që t’i merrnin një shifër të mirë që Ned e vlerësoi se 800 dollarë do të ishte një rezultat për këtë vepër.
Piktura tregon një femër të pandërgjegjshme në një karrige dhe dy burra që përpiqen ta rianimojnë.
Kishte disa të çara dhe zbehje të ngjyrave.
Ankandi filloi me disa oferta duke nisur nga 250 dollarë dhe nuk vonoi shumë arriti në shifrën e llogaritur nga Ned.
Megjithatë shumë shpejt dhe papritur doli një shifër prej 5000 dollarë, ishte një ofertë nga një i interesuar që telefononte nga Franca dhe nuk ishte i vetmi, edhe një gjerman që tejkalonte ofertat e dhëna.
“Të gjithë në sallë mbetëm të befasuar. Garimi mes dy ofruesve nuk kishte të mbaruar”, u shpreh Ned.
Në fund blerësi gjerman bëri ofertën e fundit që nuk u tejkalua nga rivali i tij dhe kështu që piktura u shit për 1.100.000 dollarë.
Aty ai dha edhe shpjegimin: “Është një Rembrand! Kam kohë që e kërkoj këtë pikturë”.
Specialistët e huaj e kishin identifikuar veprën që rezulton se është një nga punët e para të piktorit holandez, pjesë e një serie prej 5 veprash mbi shqisat të krijuar gjatë adoleshencës së tij. Në këtë rast bëhet fjalë për të nuhaturit.
Më pas piktura u restaurua dhe u hodh sërish në shitje dhe arriti vlerën 4 milionë dollarë.
Kjo diferencë në shitje i shkoi ekspertëve që e shquan, por edhe familja arriti një shumë të konsiderueshme nga 800 dollarë që e prisnin arritën të merrnin 1 milionë. /bota.al/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...