Sport

Ofertë nga Chelsea, Dybala: Dua të qëndroj në kryeqytet, nesër filloj stërvitjen

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 11 July 2023

Pasi zbarkoi në Romë pas udhëtimit në Angli për të parë nga afër Çmimin e Madh të Britanisë në garën e Silverstone në Formula 1, Paulo Dybala është shfaqur i qartë për të ardhmen.

I pyetur nga mediet italiane, argjentinasi qartësoi se e ka marrë vendimin dhe se mes transferimit te Chelsea dhe qëndrimit te Roma zgjedh “verdhekuqtë”.

“Dua të qëndroj në kryeqytet (referuar këtu Romës), do të filloj stërvitjen që nesër”-tha Dybala, duke qetësuar tifozët e Romës dhe duke u dhënë një përgjigje përfundimtare “Bluve” të Londrës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera