Sport

Oferta “tallëse” e Bayernit për “yllin” e Liverpoolit, në “Anfield” ndihen të ofenduar

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 08 June 2022

Liverpool e ka refuzuar menjëherë ofertën e kampionëve në fuq të Gjermanisë sulmuesin senegalez, Sadio Mané. Sipas “The Times”, Bayerni ka formuluar një ofertë të re, duke e rritur deri në 35 milionë euro, por me një kleçkë, që për Liverpoolin është më shumë se qesharake.

Propozimi i ri nga klubi gjerman arrinte atë shumë (35 milionë euro) vetëm nëse bavarezët do të fitonin Champions League dhe senegalezi do të shpërblehej me Topin e Artë në secilin prej sezoneve të ardhshme. Te Liverpooli kjo ofertë konsiderohet tallje, kështu drejtuesit e “The Reds” ia kanë bërë të qartë Bayernit se nuk do të flasin më derisa të përgatiten për “një propozim serioz”. “Të kuqtë” kërkojnë 50 milionë për sulmuesin, një shifër shumë larg asaj që ofron skuadra e Mynihut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera