Lajme

Oferta e PAN-it, që nuk po e bind Behgjet Pacollin!

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 11 July 2017

Koalicioni PAN, i cili doli i pari nga zgjedhjet e 11 qershorit, por që nuk po arrin vetëm me minoritetet ta formoj qeverinë, po bën përpjekje të vazhdueshme për arritjen e koalicioneve edhe me partitë tjera.

Gazeta Blic nga burime të saja ka marrë vesh se partneri më i preferuar është AKR e drejtuar nga Behgjet Pacolli, parti kjo që ka katër 4 ulëse në Kuvend.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, koalicioni PDK- AAK- Nisma i ka ofruar Behgjet Pacollit Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilën ministri ai do ta udhëhiqte vetë kreu i AKR-së.

-Advertisement-

Merret vesh se kjo nuk është oferta e vetme e PAN-it.

“PAN është i gatshëm që përpos Ministrinë e Jashtme, AKR-së t’i oforoj edhe poste të tjera”, thonë lëto burime.

Mirëpo, nga Aleanca Kosova e Re, merret vesh se është pikërisht Behgjet Pacolli ai po këmbëngulë që në asnjë mënyrë të mos hyjë në koalicion me PAN-in.

“Pacolli është kategorik kundër koalicionit me PAN-in. Ndërkaq, disa nga deputetët tjerë të AKR-së dhe disa nga strukturat tjera të kësaj partie janë pro këtij koalicioni”, thonë burime brenda AKR-së.

Ndërkaq, vetë Behgjet Pacolli ka thënë për Gazetës Blic se në asnjë mënyrë nuk do të hyjë  në koalicion me PAN-in.

Ai tha se do t’i qëndroj deri në fund besnik koalicionit me LDK-në dhe me Alterantivën.

“Nuk ka gjasa të hyjmë me PAN-in,veprojmë vetëm në kuadër të koalicionit LAA”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndërkohë, kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj dje u ka dërguar ftesë Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së që të takohen sot në Kuvend, dhe të flasin për mundësinë e formimit të qeverisë, ftesë kjo që mori përgjigje negative.

Ndërkaq, Haradinaj ka theksuar se e ka befasuar qëndrimi i Behgjet Pacollit, për bashkëqeverisje.

“Jam befasuar se pse Behgjet Pacolli dhe njerëzit për rreth tij po hezitojnë të bashkëqeverisin me mua”, ka theksuar Haradinaj në një intervistë të dhënë dje për mediat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera