Lajme

Oda e Afarizmit i drejtohet Albin Kurtit për këtë lehtësim për kuletën e qytetarit

Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 16 March 2022

Oda e Afarizmit të Kosovës kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), në produktet esenciale, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate dërguar mediave nga Oda e Afarizmit kanë thënë se situata e krijuar ekonomike si dhe kriza që ka kapluar vendin i ka shtyrë të bëjë këtë kërkesë, kryeministrit.
“Situata e krijuar ekonomike si dhe kriza që ka kapluar vendin si rrjedhojë e ngritjeve enorme të çmimeve në aspektin global, shtyen Odën e Afarizmit të Kosovës t’i drejtohet me një kërkesë Kryeministrit Kurti, Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari si dhe Ministrit të Financave Hekuran Murati, përmes së cilës u kërkua që sa më shpejt të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësim dhe tejkalim të saj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Po ashtu përmes kësaj komunikate kanë thënë se i kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që përkohësisht të largohet TVSH-ja për produktet esenciale për 3 muaj, e pastaj vazhdimi nga 8% në 5%.

-Advertisement-

“Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që veprime të tilla kanë bërë edhe vendet e rajonit, ndër të cilat së fundi edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, të cilat e kanë ngrirë marzhën e fitimit për produktet esenciale si dhe ka ulur TVSH-në nga 5% në 0%. Ndërsa, TVSH për ushqim në Maqedoni është 5%”, thuhet në këtë komunikatë.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të OAK:/Gazeta Infokus/

Të hiqet TVSH për produktet esenciale

Situata e krijuar ekonomike si dhe kriza që ka kapluar vendin si rrjedhojë e ngritjeve enorme të çmimeve në aspektin global, shtyen Odën e Afarizmit të Kosovës t’i drejtohet me një kërkesë Kryeministrit Kurti, Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari si dhe Ministrit të Financave Hekuran Murati, përmes së cilës u kërkua që sa më shpejt të ndërmerren masat e nevojshme për lehtësim dhe tejkalim të saj.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkoi nga Qeveria e Republikës së Kosovës që përkohësisht të largohet TVSH-ja për produktet esenciale për 3 muaj, e pastaj vazhdimi nga 8% në 5%.

Gjithashtu, OAK kërkoi nga Kryeministri, Qeveria dhe Kuvendi një reagim më të shpejtë ndaj situatave që po krijohen në mënyrë që biznesi, punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët të përballojnë më lehtë situatat e krijuara.

Sipas OAK-së, ndërmarrja e masave emergjente nga ana e shtetit, në mënyrë që t’i paraprijë situatave të cilat po ndodhin jo vetëm tek ne por edhe në tregjet globale, do të ndikonte sadopak që të mbrohen qytetarët dhe operatorët ekonomik.

Nisur nga fakti që ndryshimet po janë të vazhdueshme, të papritura si dhe të reja për vendin tonë, OAK shprehu gatishmërinë që të përkrahë Qeverinë e Republikës së Kosovës me propozime konkrete, në mënyrë që situate e krijuar aktuale të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak implikime për bizneset dhe shoqërinë në përgjithësi.

Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi që veprime të tilla kanë bërë edhe vendet e rajonit, ndër të cilat së fundi edhe Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria, të cilat e kanë ngrirë marzhën e fitimit për produktet esenciale si dhe ka ulur TVSH-në nga 5% në 0%. Ndërsa, TVSH për ushqim në Maqedoni është 5%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera