Oda Amerikane reagon për ndryshimin e ligjit rreth importit të veturave të vjetra
Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 29 June 2018
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj në lidhje me iniciativën e ndërmarrë nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik për ndryshimin e Ligjit Nr. 05/L-132 mbi Automjetet për të lejuar importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.
“Duke marrë në konsideratë faktin alarmant të moshës mesatare të automjeteve të regjistruara në Kosovë e cila është më e lartë se 18 vjeçare, Oda Amerikane u bën thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e aprovojnë ndryshimin e Nenit 44 të Ligjit Nr. 05/L-132 mbi Automjetet i cili parashikon ndalimin e importit të automjeteve të cilat janë më të vjetra se 10 vjet”, thuhet në një komunikatë të Odës.
Oda Amerikane përkrah standardet dhe iniciativat e Komisionit Evropian për të përmirësuar emetimet e gazrave të cilat vijnë si rezultat i automjeteve të lehta dhe të rënda. Për më tepër, ne besojmë fuqishëm se ndryshimi i Ligjit nr. 05/L-132 do të rriste nivelet e ndotjes të cilat edhe ashtu raportohen më të larta dhe në periudha të caktuara të vitit, si ajo e dimrit të vitit 2017, krijojnë shqetësime për qytetarët. Nuk ka dyshim se një veprim i tillë do të ndikonte negativisht në mjedis dhe do të kishte implikime të mëdha shëndetësore.
Sipas Odës Amerikane të dhënat e Bashkimit Evropian tregojnë se më shumë se 70.000 vdekje u atribuohen lirimit të nivelit të lartë të dioksidit të azotit (NO2) nga makinat e vjetra me naftë. Për shkak të pasojave të mëdha në mjedis dhe në shëndetësi, Gjermania në përgjithësi ka hapur derën për grupet mjedisore për të paditur qytetet të cilat nuk i plotësojnë standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian në lidhje me ajrin e pastër; duke rezultuar që Hamburgu të bëhet qyteti i parë gjerman për të ndaluar automjetet e vjetra me naftë. Ndërsa edhe kryeqyteti i Francës, Parisi ka ndaluar automjetet të cilat janë regjistruar para vitit 2000, me qëllim kryesor për të luftuar ndotjen e ajrit në qytet.
“Për më tepër, Oda Amerikane, beson se joefikasiteti i automjeteve të vjetra i minimizon përfitimet afatshkurtra që mund të gjenerohen nga importi i këtyre veturave”, thuhet në komunikatë.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin e saj të fuqishëm se importi i makinave më të vjetra se dhjetë vite do të ndikojë negativisht në mjedis dhe ka implikime të rënda shëndetësore, e rrjedhimisht u kërkon institucioneve përkatëse që të ndërmarin një qasje më gjithëpërfshirëse duke marrë parasysh ndikimet mjedisore dhe shëndetësore të kësaj politike si dhe praktikat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...