O’Conell: Të përshpejtohet procesi i personave të zhdukur në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 02 October 2017
Duke lavdëruar punën që është kryer deri tash, ambasadori britanik, Ruairí O’Connell ka deklaruar sot se duhet shpejtuar procesi, sepse kjo temë është shumë e ndjeshme jo vetëm për familjarët, por edhe për tërë shoqërinë, duke numëruar tri fusha kyçe që duhet trajtuar me prioritet; e para, gabimet në identifikim dhe në këtë drejtim Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë Institutin e Mjekësisë Ligjore; së dyti, inkurajohen dëshmitarët që të paraqiten dhe Qeveria të bëjë çmos për t’i mbrojtur ata; dhe e treta, është drejtësia, dhe kjo nuk është vetëm çështje për t’i gjetur familjarët, por çdo familje të ketë qasje në drejtësi.
Ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet, falënderoi kryeministrin Haradinaj për energjinë dhënë këtij procesi, i bindur se tashmë është koha të ecet përpara dhe të arrihet progres.
Shefi i Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Agim Gashi e vlerësoi si shpresëdhënëse qasjen e Qeverisë së re, që kaq shpejtë ta vendosë çështjen e personave të zhdukur në fokus dhe ta trajtojë si një nga prioritetet.
Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur theksuan nevojën e identifikimit sa më të shpejtë të familjarëve të tyre, duke shtruar kërkesat konkrete para kryeministrit dhe institucioneve të vendit, thuhet në komunikatën për media.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...