Lajme

OBSH: Vaksinat kundër COVID-19 duhet të bëjnë punë edhe kundër Omicron

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 08 December 2021

Vaksinat që përdoren deri tani kundër COVID-19 duhet t’i mbrojnë njerëzit nga varianti i ri, Omicron, ka thënë një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Pas disa eksperimenteve, doktori i OBSH-së, Mike Ryan, ka theksuar se nuk është asnjë shenjë që Omicron mund t’i mposht vaksinat COVID-19, më shumë se sa variantet e tjera të koronavirusit.

“Ne kemi vaksina shumë efektive që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket shtrimit në spital, nuk ka asnjë arsye për të pritur se kjo nuk do të jetë kështu edhe për Omicron”,ka thënë Ryan.

-Advertisement-

Ai tha se të dhënat fillestare sugjerojnë se Omicron nuk i mundon njerëzit më shumë se sa Delta dhe llojet e tjera të COVID-19, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Omicron u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut, pas rasteve të para shumë shtete të botës kufizuan masa e udhëtimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera