OBSH: Kosova qëndron mirë me imunizim, keq me sigurime shëndetësore
Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 07 April 2023
Me Moton “Shëndeti për të gjithë “sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit edhe në Kosovë. Oleksandr Martynenko udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, për Radio Kosovën ka thënë se Kosova qëndron më mirë se sa vendet e rajonit për sa i përket imunizimit-vaksinimit, ndërsa duhet të punohet me shumë në fushën e sigurimeve shëndetësore.
“Shëndeti për të gjithë “ është motja e cila fillon shënimin e Ditës Botërore te Shëndetit në Kosovë e që ka për qëllim vetëdijesimin për një prioritet shëndetësor. Personat duhet të investojnë në shëndet, sepse është më e lehtë dhe më e lirë për të parandaluar sëmundjet sesa për t’i trajtuar ato. Kështu ka thënë në një prononcim për Radio Kosovën Oleksandr Martynenko, udhëheqës i zyrës së OBSH-së në Kosovë. Ai tutje ka thënë se zyra e OBSH-së është në përkrahje të institucioneve shëndetësore në Kosovë që t’u ndihmojë në përmirësimin e situatës për sa i përket shëndetin publik.
“Për sa i përket sistemeve shëndetësore në Kosovë ballafaqoheni me sfida të njëjta sikurse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor por ne si zyrë, jemi këtu për t’i përkrahur institucionet shëndetësore për të përmirësuar situatën për sa i përket shëndetit publik. Në disa indikatorë Kosova qëndron më mirë për sa i përket shëndetit publik në krahasim me vendet e Ballkanit Perëndimor e në disa qëndron me dobët”, deklaroi Martynenko.
Udhëheqës i zyrës së OBSH-së në Kosovë, Oleksandr Martynenko, tutje ka potencuar se Kosova qëndron mirë me imunizimin- vaksinimin në krahasim me vendet e rajonit ndërsa ka mangësi në fushën e sigurimeve shëndetësore.
“Për sa i përket vaksinimit dhe imunizimit të rregullt si dhe menaxhimit dhe monitorimin të sëmundjeve ngjitëse, Kosova qëndron mirë. Kurse fusha që ka nevojë të zhvillohet më mirë në Kosovë ka të bëjë më sigurimet shëndetësore dhe mbulimin financiar për shërbime shëndetësore, në mënyrë që të sigurohet që kushdo që ka nevojë për shërbime shëndetësore të mos mbes pa to si pasojë e mungesës financiare”, tha ai.
Martynenko, tutje tha se një fushë e cila duhet të adresohet në mënyrë intensive është edhe rezistenca antimikrobike që ka të bëjë me konsumimin dhe marrjen e antibiotikeve pa përshkrim të mjekut. Ajo duhet të merret vetëm me përshkrim të mjekut dhe duhet të menaxhohet më mirë.
Të tjera
-
Intervistohen për sụlm të njëra-tjetrës, tri gra shkojnë në mbajtje
Policia bën të ditur se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një video incizi...
-
Një grua merr tretman mjekësor, pasi e rrahin dy gra tjera
Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy gra të tjerë në Prish...
-
Ishte duke punuar, hajni ia vjedh 300 euro
Një person i maskuar i ka vjedhur 300 euro në një vend pune në Fushë Kosovë, ...
-
Tentoi ta dëmtonte varrin e babait, i dyshuari me të meta psiqike sụlmoi edhe policët
Një person me të meta psiqike është arrestuar në Skenderaj pasi fillimisht ki...
-
Babai raporton vajzën e zhdukur në Pejë
Një burrë ka njoftuar policinë se vajza e tij është zhdukur nga data 12 janar...
-
Një burrë gjendet pa shenja jete në Istog
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Istog. Rastin në polici e ka lajm...
-
Obiliq, gjendet pa shenja jete një person
Një person është gjetur pa shenja jete në Obiliq të martën. Në raportin ...
-
IPK nis hetime për një rast të shkrepjes aksidentale të armës së zjarrit të një zyrtari policor në Mitrovicë të Jugut
Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka nisur hetimet për një rast të sh...
-
Profesori i UP-së zbulon edhe një insekt, e emërton Tinodes lumbardhi
Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-...
-
Mërgim Lushtaku: Të fala nga Buroja e Hashim Thaçit, të bashkuar drejt fitores së 9 shkurtit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një takim me banorë të fshatit...
-
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për ndalimin e ndërrimit të gjinisë për personat nën 19 vjeç
Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën që...
-
New York Times shkruan se Vuçiq “sakrifikoi” kryeministrin në përpjekje pwr t’i qetësuar protestuesit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “sakrifikoi” kryeministrin e tij në n...