Lajme

OBSH: 66 viktima nga lia e majmunit në Afrikë

Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 08 June 2022

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë konfirmoi këtë të mërkurë se janë raportuar mbi 1000 raste me linë e majmunit jashtë vendeve të Afrikës. Sipas tij jashtë këtij kontinenti nuk ka viktima pasi në Afrikë numërohen të paktën 66 jetë të humbura.

“Është realisht shqetësues fakti që lia e majmunëve po përhapet në vende ku nuk ka qenë më parë. Në të njëjtën kohë duhet të kujtojmë se deri më tani, përgjatë këtij viti kemi pasur mbi 1400 raste të dyshuara të lisë së majmunit në Afrikë ku kanë humbur jetën 66 persona”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ekspertët e OBSH’së rekomandojnë si zgjidhjen më të mirë për mos përhapjen e lisë së majmunit, izolimin në shtëpi për rastet e infektuara.

-Advertisement-

Përfaqësues të OBSH’së u shprehën se po mendojnë vaksinimin jo vetëm të stafeve mjekësore që punojnë ngushtë me rastet e infektuara, por edhe vaksinimin e personave tek të cilët sëmundja identifikohet në 4 ditët e para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera