Lajme

Observatori Sirian konfirmon vdekjen e kreut te ISIS Al-Baghdadi

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 11 July 2017

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut i tha Reuters të martën se kishte konfirmuar informacionin se kreu i Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi është vrarë, transmeton Indeksonline.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në qershor ajo mund të ketë vrarë Bagdadin kur një nga sulmet e saj ajrore goditi një tubim të komandantëve të Shtetit Islamik në periferi të qytetit sirian Raqqa, por Uashingtoni tha se nuk mund të vërtetonte vdekjen.

Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur vdekjen e Bagdadit.

-Advertisement-

“Ne kemi konfirmuar informacione nga udhëheqësit, duke përfshirë një nga radhët e parë, në shtetin islamik në fshatin lindor të Deir al-Zorit”, tha drejtori i grupit të monitorimit të luftës, britanik Rami Abdulrahman për Reuters. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera