Lajme

OBRM-PDUKM: Problemi me deponinë në Strugë, rrezikon sezonin turistik në liqenin e Ohrit

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 17 June 2017

Qeveria e re tregoi paaftësinë dhe jo interesimin për problemet e qytetarëve të Strugës, ku 9 ditë me radhë digjet deponia, e cila ndot dhe rrezikon jetën e qytetarëve, thonë nga OBRM-PDUKM. Nga kjo parti thonë se, nëse vazhdon djegia e deponisë rrezikohet edhe sezoni turistik në Ohër, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

“LSDM dhe partnerët e koalicionit me paaftësinë e tyre rrezikojnë sezonin turistik në liqenin e Ohrit, me çka drejpërdrejtë rrezikojnë edhe ekzistencën e qindra familjeve që burime kanë të ardhurat ng turizmi. Qeveria e LSDM-së di të shfuqizojë, bllokojë dhe largojë nga puna, por është totalisht e shurdhër dhe nuk dëgjon kërkesat për zhvendosje dhe mbyllje të deponisë në Strugë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

-Advertisement-

Nga kjo parti kërkojnë që me procedurë urgjente të mbahet seancë parlamentare në të cilën do të diskutohet për situatën alarmante në Strugë./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera