Lajme

OBRM-PDUKM: Institucionet shtetërore të reagojnë ndaj provokimeve bullgare

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 06 July 2017

Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja kërkon nga institucionet përgjegjëse të Maqedonisë që të reagojnë ndaj, siç thonë, deklaratave nënçmuese, antimaqedonase dhe mohuese të disa personave zyrtar të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo parti mbetet në qëndrimin se Maqedonia duhet të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët, por pa u prekur në veçoria kombëtare, kulturore dhe gjuhësore e popullit maqedonas.

OBRM-ja kërkon nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë që të mos heshtë ndaj këtyre provokimeve dhe të reagojë, përndryshe lejohet hapësirë për provokime tjera./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera