O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 12 January 2025
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, foli për RTS-në për dialogun strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, duke theksuar se çështja e Kosovës është një nga më të ndjeshmet.
“Dialogu strategjik SHBA-Serbi është një mundësi për dy qeveritë tona për të bashkëpunuar në programe që do të jenë të përhershme. Është një shenjë e pjekurisë së marrëdhënieve tona. Presidenti Vuçiq theksoi temat e tij të rëndësishme, janë gjashtë apo shtatë tema në atë listë dhe kjo do të krijojë një mënyrë në të cilën ne mund të bashkëpunojmë në afat të gjatë”, tha O’Brien.
Ai vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë një nga çështjet më të ndjeshme pasi që Serbia dhe SHBA nuk pajtohen për këtë çështje.
O’Brien theksoi se tani ka një mundësi për të propozuar një vizion se si mund të jetojnë serbët në Kosovë.
“Qëndrimi ynë është se ekziston një mundësi për të propozuar një vizion se si serbët mund të jetojnë brenda Kosovës si komunitet, por edhe si qytetarë të plotë të Kosovës. Dialogu strategjik është një mundësi për t’u siguruar se ka shumë mirëkuptim të qëndrimeve të të gjitha palëve. Vendimet do të jenë në dorën e popullit të Serbisë dhe ata do të duhet të vendosin nëse janë të gatshëm të ndërmarrin hapat që pret Evropa, pra njohjen e kufijve. Mendoj se ky dialog do të jetë një nga mjetet me të cilat do të mund të shmangim keqkuptimet”, tha O’Brien.
Ai vuri në dukje se shpesh krijohej përshtypja se puna e qeverisë nuk ishte efektive, por se ishte e nevojshme të vazhdonin bisedimet për të parë se cilat ishin problemet reale.
Me ndryshimin e administratës, shton ai, SHBA-të do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj, por edhe faktit që serbët në ato zona të jetojnë mirë dhe me cilësi, siç është rasti me komunitetet nëpër Evropë që jetojnë në vende ku nuk kanë lindur.
“Nëse flasim, mund t’i zgjidhim të gjitha problemet”, tha O’Brien.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...