Lajme

O’Brien: Pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 21 October 2024

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se në veri gjatë vitit të fundit ka pasur përmirësime sa i përket situatës së sigurisë atje.

-Advertisement-

Megjithatë, O’Brien theksoi se pas Banjskës, Serbia ka ndërmarrë hapa që të tërheqë elementet e saj të dhunshme, çka sipas tij, kjo ka ndikuar në të mirë të situatës.

Sipas tij, e rëndësishme është që Kosova t’u ofrojë besim qytetarëve në veri se ata mund të ketë një të ardhme, ndërsa theksoi se kjo ka të bëjë me “njerëzit që u besojnë institucioneve”.

“Është e rëndësishme që qeveria juaj t’u japë besim qytetarëve në veri që kanë të ardhme këtu si individ dhe si pjesëtarë të komunitetit serbë. Një besim i tillë e bën çdo gjë shumë më të lehtë edhe nëse marrim hapa për planifikim, ndërlidhje dhe të mos ketë dhunë. Në fund të fundit ka të bëjë me njerëzit që u besojnë institucioneve.

I pyetur se a sheh lidhjen ndërmjet shtetit serb dhe Banjskës, O’Brien u përgjigj “mendoj se kemi folur shumë për këtë. Ajo që shohim është që shteti serb ka ndërmarrë veprime që dhuna të jetë më pak e mundshme dhe për neve kjo është shumë e rëndësishme”.

Ai theksoi se Radojçiqiq, i cili e ka pranuar sulmin në Banjskë, duhet të ndiqet penalisht, për çka theksoi se u është premtuar atyre se do të ndodhë./Gazeta10

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera