Lajme

Objekti i Qeverisë sonte do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 20 November 2018

Me rastin e Ditës Universale të Fëmijëve, Qeveria e Republikës së Kosovës i bashkëngjitet iniciativës globale të UNICEF-it e cila i bënë thirrje të gjitha shteteve të botës që të solidarizohen në përkrahje të të drejtave të fëmijëve duke i ndriçuar ndërtesat ikonike me ngjyrë të kaltër.

Ndërtesa e Qeverise së Kosovës, sonte nga ora 17:00 deri në mesnatë do të ndriçohet me ngjyrë të kaltër.

“Qeveria në takimin e djeshëm me fëmijët është zotuar se do të vendosë fëmijët dhe të drejtat e tyre si prioritetin kryesor në agjendën zhvillimore të saj, për të investuar në asetin me të rëndësishëm – fëmijët e Kosovës, pa dallim”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera