Sport

Objekti i madh, Leeds synon sulmuesin e Kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 24 March 2023

Leeds United është në kërkim të një sulmuesi dhe në listën e tyre të objektivave është Che Adams. Futbollisti 26-vjeçar është pjesë e Southampton dhe këtë sezon ka shënuar 5 gola në 25 ndeshje në Premier League.

Gjithsesi Leeds e shikon si një element të vlefshëm për skuadrën sezonin e ardhshëm. “Shenjtorët” rrezikojnë të bien në Championship dhe për klubin anglez do jetë më e lehtë ta transferojnë Che Adams.

Southampton ka shpenzuar jo pak për sulmuesin. Në verën e vitit 2019 pagoi 16.7 milionë euro për ta blerë nga Birmingham, pasi kishte shënuar 22 gola.

-Advertisement-

Adams debutoi me kombëtaren e Skocisë në marsin e vitit 2021. Deri tani ka shënuar gjashtë gola në 22 ndeshje të zhvilluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera