Objekti i FSHMN-së në pranverë, ende nuk dihet lokacioni
Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 11 December 2017
Javën e kaluar studentë dhe profesorë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Prishtinës duke kërkuar ndërtimin e objektit të ri për FSHMN , shkruan Infokusi.com.
Protestuesit u pritën nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e cili premtoi takim për të hënën ku do të diskutohet për një zgjedhje të mundshme.
Ndërsa sot Ahmeti ka mbajtur takimin me përfaqësuesin e studentëve te fakultetit të FSHMN-së, Florian Biviakun, prorektorin Faton Berisha, dekanin Tahir Arbneshi, sekretarin e UP-së Esat Kelmendi si dhe me Kemal Bislimi nga këshilli drejtues i UP-së.
Edhe pse takimi është paralajmëruar se do të jetë i hapur për media ai është zhvilluar mbrapa dyerve të mbyllura.
Pas përfundimit të takimit Ahmeti para mediave ka thënë se janë bërë dy propozime për lokacionin e objektit të ri për fakultetin e FSHMN-së, mirëpo deri në fund të javës do të dalin më një përgjigje zyrtare.
“Siç u dakorduam ne protestën qe ishte javën e kaluar para institucioneve ne sot e mbajtëm takimin me UP, FSHMN, përfaqësues të studenteve meqë rast i diskutuam dy opsione. Natyrisht te dyta i kanë procedurat e veta ligjore njëra është tek Fakulteti Teknik e tjetra tek Fakulteti i Edukimit, ku është kërkuar të ndërtohet më parë”, ka thënë ai
Ahmeti ka shtuar se ndërtimi i objektit afër Fakultetit të Edukimit është pronë e Institutit Albanologjik dhe është problem ndërtimi aty pasi që ka s’përputhje pjesa grafike me pjesën tekstuale dhe do të merrte më shumë kohë.
Ndër të tjerash Kryetari i Komunës tha se deri në pranverë të vitit 2018 do të fillojmë ndërtimin.
“Për ne si komune po mendoj se është e rëndësishme që në pranverë të vitit se ardhshëm pra vitin 2018 të fillojmë punës sepse kemi mare edhe vërtetimet që Universiteti I Prishtinës qe një kohë tashme ka ndarë buxhet për FSHMN, por edhe kemi mare ultimatumet nga përfaqësues të studenteve një serë pyetjesh të cilat presin përgjigje sepse këta janë shfrytëzuesit kryesore të objekteve të UP” ka shtuar ai.
Ndërsa prorektori i Fakultetit të shkencave matematiko natyror, Faton Berisha ka thënë se ne e kuptojmë që komuna e ka planin urbanistik por kjo është nevojë për studentët si dhe vet për komunën.
“Ne e kemi të qartë se komuna e ka planin e saj urbanistik qe do të thotë e ka një plan të caktuar se si të ndërtohet hapësira ku tash është kampusi i UP-së dhe po ashtu këta janë senzitiv për faktin se fakulteti I FSHMN është pa ndërtesë për momentin edhe unë mendoj se kjo qasje konstruktive ka filluar mirë shpresoj se do të vazhdojë kështu edhe ne fund do ta kemi të përfundojmë më një ndërtesë të re fakulteti.”, ka përfunduar Berisha.
Florian Biviaku përfaqësues i studentëve ka thënë se i kanë dorëzuar një serë pyetjesh kryetarit Ahmeti dhe presin përgjigje brenda 30 ditëve.
Bivulaku ka shtuar se nëse brenda 30 ditëve na përgjigjet kryetari I komunës atëherë çdo gjë do të jetë në rregull, nëse jo ne prapë do të ngrihemi në protesta sepse kjo çështje është zhagitur mjaft, dhe ne të vërtetë duhet të fillojmë më procedurat për ndërtimin e fakultetit sepse çdo gjë është e tepërt, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...