Lajme

Obiliqi nesër për disa orë do të mbetet pa ujë të pijshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 30 Qershor 2022

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se banorët e Obiliqit të premten do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo është duke ndodhur për shkak të punimeve teknike të planifikuara në gypin kryesor furnizues.

Furnizimi me ujë të pijshëm do të ndërprehet nga ora 09:30-15:00.

-Advertisement-

“Prishtinë, 29 qershor – Ju njoftojmë se, për shkak të punimeve të planifikuara teknike në gypin kryesor furnizues, pasnesër 1 korrik e premte do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Obiliqit duke filluar nga ora 09:30-15:00”, thuhet në njoftim.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy