Rajoni dhe Bota

Obama duke negociuar me Netflix për një show

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 09 March 2018

Ish-presidenti amerikan, Barak Obama po negocion me Netflix për të shfaqur show-n e tij.

“Shërbimi ‘streaming’ po negocion të paguajë Obamën dhe bashkëshorten e tij Michelle për një format ekskluziv që do të jetë në dispozicion të vetëm 118 milionë abonentëve”, njoftoi ”New York Times”, shkruan Infokusi.

Formati i show-t dhe numri i episodeve ende nuk është vendosur, por gjatë kësaj shfaqjeje do të përfshihet një debat moderues i Obamës mbi temat që kanë dominuar presidencën e tij.

-Advertisement-

Çifti Obama ka qenë relativisht i rezervuar në shfaqjet publike që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë vitin e kaluar, por të dy janë duke shkruar kujtime për të cilat thuhet se janë paguar me dhjetëra miliona dollarë.

Gjithashtu, Obama ndiqet nga më shumë se 100 milionë ndjekës në Twitter, gjë që tregon se ai do të ketë një audiencë të gatshme për çdo program të Netflix që ai do të bëjë. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera