Lajme

OAK kërkon nga ministri i Bujqësisë ndryshimin e mënyrës së subvencionimeve

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 04 September 2018

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo ku temë e diskutimit ishte heqja e udhëzimeve administrative dhe ndryshimi i mënyrës së subvencionimit.

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës theksuan se problemet e të bërit biznes në sektorin që e mbulon kjo Ministri janë të shumta dhe se është nevojë immediate që Qeveria e Kosovës, përkatësisht kjo Ministri të merret shumë më shumë në mënyrë që bizneset dhe fermerët të kenë lehtësira më të mëdha dhe ambienti i të bërit biznes në këtë sektorë të ndryshojë pozitivisht.

Duke i marrë parasysh këto OAK i theksoi ministrit Rikalo disa kërkesa të cilat janë duke e rënduar shumë këtë sektor.

-Advertisement-

Nga viti i ardhshëm subvencionimi në bujqësi të bëhet në sasi dhe jo siç është tani në sipërfaqe, të hiqet vendimi për ndalimin e përkohshëm të ndërrimit të pasurisë së paluajtshëm nga MBPZHR i marrë më shumë se 8 vjet më parë ( me 20.07.2010); të hiqet kufizimi i marrjes së tokave për 5 vjet dhe 5 hektarë nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës; të bëhet regjionalizimi i subvencionimeve në Kosovë sipas zonave me produkte të caktuara.

Të gjitha këto kërkesa OAK i arsyetoi duke u bazuar në kërkesat e bëra nga bizneset, mosefikasiteti në praktikë dhe pengesat e mëdha që janë duke i bërë këto vendime zhvillimit të bujqësisë dhe biznesit në përgjithësi. Gjithashtu, kjo formë e subvencionimit ka rritë në letër sipërfaqet me të mbjella ndërsa ka zvogëluar sasinë e prodhimit të grurit, mjaltit e të gjitha produkteve të tjera.

Ministri Rikalo falënderoi OAK-në për takimin dhe premtoi shqyrtimin e vendimit për ndalimin e përkohshëm të ndërrimit të pasurisë së paluajtshëm nga MBPZHR.

Sa i përket pikës 3, Rikalo theksoi se kjo mund të bëhet vetëm pasi të ndryshojë ligji aktual.

Rikallo kërkoi nga OAK një propozim konkret se si do të dukej ndryshimi i subvencionimit nga sipërfaqja në subvencionimin në sasi me çka OAK u zotua se do të ja dërgoj gjatë këtij muaji.

Ai theksoi se gjatë këtij viti janë subvencionuar rreth 50.000 hektarë me grurë dhe mbi 180.000 koshere me bletë.

OAK theksoi se do të jap kontributin e saj gjatë diskutimit në grupet parlamentare.

Në këtë takim Oda u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtarët e bordit Jehona Ademaj Sejdiu, Hysni Zogaj, Lulzim Begaj, koordinatorja Donika Gashi dhe biznesmeni Burim Piraj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera