Lajme

OAK kërkon mbështetje dhe bashkëpunim nga MPJ

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 28 August 2018

Ministria e Punëve të Jashtme është një nga sektorët që mund të kontribuojë përmes ambasadave dhe konsullatave tona në shumë vende të botës, në tërheqjen e investitorëve dhe rritjen e bashkëpunimit të bizneseve kosovare me ato të huaja.

Kështu u tha në takimin e sotëm të Odës së Afarizmit të Kosovës me Departamentin për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjatë së cilës janë vendosur vija të komunikimit në mënyrë që bizneset anëtare të OAK-së, gjatë vizitave jashtë vendit, të kenë mundësi të marrin mbështetje nga ambasadat apo konsullatat e Kosovës në vende të botës.

Drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike Guner Ureya dhe zyrtari i Lartë për Promovim të Investimeve Gëzim Gashi falënderuan Odën për vizitën dhe u shprehën të gatshëm për bashkëpunim, ndërsa OAK i dorëzoi një listë me kërkesa këtij departamenti që t’i adresojnë pranë ambasadave dhe konsullatave përkatëse, me qëllim të krijimit të një ambienti më të mirë në Kosovë, thuhet në komunikatën për media të OAK-ut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera