Lajme

OAK ka një kërkesë për Kurtin lidhur me naftën

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 17 March 2022

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të ndërmerren masa lidhur me kizën për ngritjen e çmimeve në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu OAK ka kërkuar nga qeveria që edhe Kosova të ndërmarr hapat e nevojshëm në mënyrë që të ulet akciza në derivate të naftës.

“Ulja e akcizës, sipas OAK në mënyrë direkte do të ndikoj edhe në uljen e çmimit të derivateve të naftës, çmime këto të cilat në çdo vend të botës kanë pësuar ndryshime si rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe Rusi”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërkaq, Oda e Afarizmit të Kosovës ka propozuar edhe krijimin e një Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit, ashtu siç kanë vepruar edhe vendet e rajonit.

“Një ndër përgjegjësitë e Komisionit Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit do të përfshijë monitorimin e luhatjeve të çmimeve të derivateve të naftës dhe gazit si dhe përcaktimin e çmimit për shitje me shumicë dhe pakicë për periudha të caktuara, tre deri në katër javë. Gjithashtu, ky komision mund të obligoj bizneset e sektorit të naftës, që të kenë rezerva të caktuara mujore, e cila do t’u mundësojë atyre të operojnë lehtësisht me çmimet e paracaktuara nga Komisioni Rregullativ për Derivate të Naftës dhe Gazit.”, thuhet tutje në njoftimin e OAK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera