Lajme

OAK dhe IKD, nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 22 February 2019

Oda e Avokatëve të Kosovës, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Institutin e Kosovës për Drejtësi, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në të mirë të dy institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, përcjell inFokus.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, të nënshkruar nga Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, z. Ehat Miftaraj, OAK dhe IKD, do të përfshihen në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës reciproke në:

– fushën e dhënies së ndihmës juridike falas;

-Advertisement-

– pjesëmarrjes në fokus grupe apo grupe punuese që ndërlidhen me avancimin apo përmirësimin e sundimit të ligjit;

– arsimimit të vazhdueshëm ligjor dhe fusha tjera me interes për të dy palët që për synim kanë forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e qasjes në drejtësi;

– promovimin dhe respektimin e të drejtave të personave subjekt të procedurave gjyqësore në çështjet penale, civile dhe administrative.

Oda e Avokatëvetë të Kosovës – është organizatë profesionale e pavarur e avokatëve me cilësinë e personit juridik e themeluar në pajtim me Ligjin për Avokatinë dhe Statutin e Odës.

Instituti i Kosovës për Drejtësi – është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, fabrikë e mendimeve e specializuar në fushën e drejtësisë, që merret me avancimin e së drejtës. Misioni i IKD-së është forcimi i sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera