“O hut”, “qeveri e mashtrimit”, eskalon debati në mes të kandidatëve për kryetar të Drenasit
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 01 October 2021
Një debat i nxehtë është zhvilluar në mes të kandidatëve për kryetar të Komunës së Drenasit në emisionin Frontal Zgjedhor në T7.
Arta Ahmeti-Xhylani, kandidate e AAK’së për kryetare, Xhavit Drenori kandidat nga Iniciativa qytetare Green për Drenasi dhe Driton Ajvazi nga Demokratët për Drenasin kanë kritikuar qeverisjen lokale të PDK’së me në krye Ramiz Lladrovcin.
“Nëse pas pesë vjetësh një kryetar komune thotë se kam me i furnizu qytetarët me ujë të pijes, pernime është dështim’, tha Arta Ahmeti-Xhylani, kandidate e AAK’së
“Po thu tani mos fol, po a je duke më pyet”, ia ktheu Lladrovci – Ahmeti-Xhylanit.
Lladrovci nuk u pajtua me Ahmeti-Xhylanin.
“Po pse po bërtet, ju thatë se keni respekt ndaj gjinisë femërore”, pyeti Lladrovcin, kandidati Xhavit Drenori nga Iniciativa qytetare Green për Drenasin.
“Për herë të parë prej pas luftës qytetarët e kanë qeverisjen më të mirë të mundshme”, tha Lladrovci.
Por këtu reagoi Driton Ajvazi.
“Tregoju qytetarëve. Ja ke marrë kohën qe 1 vit gjithë qytetarëve për 500 metra rrugë. E ki tmerruar Drenasin plus sot ai projekt ka mbet se ta kanë palu Gjykata”, tha Driton Ajvazi nga Demokratët për Drenasin.
“Gjithçka është mashtrim”, theksoi Ajvazi.
“Je ka rren”, ia ktheu Lladrovci.
“11 vjet je analist i kredive nuk je rrit në asnjë pozitë, kontratat negocuese me kompanitë publike i boj unë o hut”, ia ktheu Lladrovci –Ajvazit.
Lladrovci u kritikua se e quajti “hut” Ajvazin.
“Çka me i thanë tjetër sen”, tha reagoi Lladrovci.
“S’nalna që s’nalen këta”, shtoi kryetari aktual.
‘Z.Lladrovci tha: “unë jam fytyra e qytetarëve të Drenasit”, e quajti 2 herë hut një kundërkandidat. A i vyn qytetarëve të Drenasit një kryetar i tillë?. Fytyra e vërtetë e qytetarëve të Drenasit s’mund të jetë një kryetar që e ngrit gishtin e mesëm në qendër të qytetit me një fëmijë”, theksoi Drenori.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...