Lajme

NYT: E gjithë bota sytë drejt Kosovës, midis tentimit për të shfuqizuar Specialen

Autori: Gazeta inFokus 20:28 | 13 January 2018

The NewYork Times ka raportuar mbi atë se çfarë është duke ndodhur në Kosovë, lidhur më Gjykatën Speciale 2 ditë para se deputetët të kthehën në parlament nga pushimi dimeror.

Përpjekjet e Kosovës për të shfuqizuar një Gjykatën Speciale, e cila është ngritur për të ndjekur penalisht mizoritë e kryera nga shqiptarët gjatë kohës së luftës për pavarësi, po kërcenojnë marrëdheniet me aleatët perëndimorë që mbështesin ndarjën e Kosovës nga Serbia.

Europa dhe Amerika kanë paralajmruar se çfarë do të ndodhë nëse shfuqizohët ligji, shkruan Infokusi.com
Gjykata Speciale, është vendosur në Holandë, u krijua në vitin 2015 nga Parlamenti i Kosovës nën ndikimin e aleatëve perëndimorë.

-Advertisement-

Gjykata do të ketë një ekim të gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtar por do të veprojnë nën juridiksionin e Kosovës.

Pritet të degjojë raste të krimeve të luftës kundër ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoovës, luftëtarët që luftuan në luftën e vitit 1998-99, kundër forcave serbe.

Ish antarët e UÇK-së, kanë marrë pozita në pushtetin e Kosovës, një vend me shumicë etnike shqiptare me 1.8 milion njerëz, dhe tani ata përbëjnë kryesisht elitën e saj ekonomike dhe politike, përfshirë Presidentin dhe Kryeministrin aktual.

Në dhjetor të vitit që lamë pase, një grup ligjvënsish dhe kryesisht veteranët e UÇK-së, u përpoqën të nxitonin që përmës një ligji në parlament ta pezullonin ligjin për Gjykanën Speciale.

Votimi kurr nuk u zhvillua, por nismetarët pohuan se e kishin mbështetjen e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më parë ishte akuzuar për udhëheqjen e një rrjeti të krimit të organizuar.

Mediet lokale kanë raportuar se disa figura kryesore politike mund të përballen me arrestim.

Kur deputetët kthehën të hënën pas një pushimi dimërore dhe Parlamenti do të vazhdojë me seancat, aleatët do të jenë duke vezhgjuar, tranmeton Infokusi.com

Gjykata është parë nga fuqitë botërore si një parakusht jetik për pajtimin rajonal pas luftës së përgjakshme që ka ndodhur në Ballkan gjatë viteve të 90’.

Por përpjekjët për të ndaluar Gjykatën para se ajo të fillojë punën kanë zemëruar mbështetësit perëndimorë të Kosovës.

Ata paralajmëruan krerët e vendit kundër sabotimit të sundimit të ligjit dhe kritikat më të ashpra kanë ardhur nga aleatët e vendit, të cilët gati 19 vite më parë kanë udhëhequr fushatën e NATO-s, për bombardimin e caqeve serbe dhe për të liruar Kosovën nga shtypja e Millosheviçit.

Shtetet e Bashkuara në një deklaratë të publikuar më 2 janar të nënshkruar nga Gjermania, Britania, Italia dhe Franca, thanë se çdo veprim për të ndaluar punën e Gjykatës rrezikon “gjithçka që Kosova ka arritur”.

“Ne e dënojmë një lëvizje të tillë dhe kushdo që e mbështet atë do të refuzojë partneritetin e Kosovës me vendet tona,” thuhëj më tejë në ketë deklaratë, duke paralajmruar për “pasoja të rënda negative”, përfshirë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Bashkimi Evropian i dha fondet e Gjykatës për 5 vite, shkruan Infokusi.com

Kohët e fundit, përfaqsuesi special i bllokut në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar në Twitter se çdo shfuqizim i ligjit që krijon Gjykatën SpeCiale do të ishte “një veprim i rrezikshëm që dëmton sundimin e ligjit dhe kredibilitetin e Kosovës si partnër i Bashkimit Europain”.

Disa qytetarë në Kosovë kanë shprehur shqetësime se udhëheqësit e tyre po punojnë për përfitime personale sesa për interest e kombit.

Shumë thonë se guerilasit e mëparshëm që kanë dominuar qeverinë që nga zgjedhjet e vitit të kaluar, kanë dështuar në udhëheqjen e vendit, që ka një minoritet të rëndesishëm serb.

Ata ankohen ashpër për mungesën e mbrojtjes ligjore dhe të të drejtave civile, si dhe ër korrupcionin endemik dhe institucional.

Por edhe në mesin e kritikëve më të zëshëm në shumicën s shqiptarëve ëtnikë, është e vështirë të gjesh dikë që do të kundershtonte rolin e ish luftëtarëve të UÇK-së.

Shumë thonë se duke i vënë ata para gjyqit, do të ishte sikur të përpiqeshin të anulonin pavarsinë e Kosovës.

Gjykata duhet të zhvillojë gjykime që rrjedhin nga një hetim penal tre vjeçar nga një grup punues i Bashkimit Evropian i ngritur në vitin 2011, dhe i udhëhequr nga një diplomat amerikan Clint Williamson.

Hetimi pasoi mbi akuzat e dokumentuara në një raport të vitit 2010 nga Keshilli i Evropës, një organ i pavarur që merret me abuzimet e të drejtave të njeriut.

Në ketë raport thuhët se UÇK, tani e shpërndarë kishte shkelur të drejtat ndërkombëtare të njeriut.

Në korrik të vitit 2014, z. Williamson prezantoi gjetjet që UÇK kishte persekutuar serbët dhe kundërshtarët politikë shqiptarë pas luftës së viteve 1998-99 në Kosovë dhe se ata kishin veçuar popullsitë e pakicave me akte që përfshinin “vrasje të paligjshme, ndalime të paligjshme në kampet në Kosovë dhe Shqipëri”.

Task forca akuzoi Hashim Thaçin se ka udhëhequr një rrjet krimi, Grupi i Drenicës, i cili lulëzoi në Kosovë dhe Shqipëri dhe kontrabandoi organe njerëzore, armë dhe heroinë gjatë dhe pas luftës. Thaçi i ka mohuar akuzat, shkruan Infokusi.com

3 vjet më parë, pasi u bë president, ai ishte njeriu kryesorë në mbështetjen e ligjit për krijimin e Gjykatës Speciale.

Tani ai po mbështet përpjekjet për të ndaluar gjykatën, pjesërisht për të mbrojtur veten, thonë ekspertët, dhe pjesërisht për të ruajtur tregimin e gjatë se shqiptarët e Kosovës ishin viktima e jo autorë të krimeve të luftës.

Në dhjetor ai fali 3 ish pjestarë të UÇK-ës, të cilët ishin dënuar për vrasjen e një familje të tërë shqiptare në vitin 2001, sepse babai dyshohej se punone për policinë serbe.

Nuk është ende e qartë nëse Kuvendi i Kosovës, me 120 deputetë do të votojë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan Infokusi.com

Dy të tretat e deputetëve do të duhet të mbeshtesin shfuqizimin që ajo të kalojë, sepse kjo do të kërkonte dryshimin e Kushtetutës.

Fuqitë perëndimore gjithmonë kanë qenë të bindura se Kosova, ashtu si vendet e tjera në rajon, duhet të përputhet me luftërat e Ballkanit.

Franca dhe Gjermania derguan emisr të veqan në Prishtinë, në atë që duket të kishte qenë një përpjekje për të rritur presionin ndaj liderëve për t’u përmbajtur nga përpjekjet për të ndryshuar Kushtetutën.

“Çdo kush i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës duhej të gjykohej, pavarësisht nga përkatësia etnike apo kombësia”, tha James Ker-Lindsay, një profesor i politikës dhe një ekspert në Ballkan në Universitetin e Shën Marisë në Londër.

“Askush”, shtoi ai “Nuk ka marrur një fakture bosh për krimet e luftës”.

Por Hashim Thaçi i tha Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, se do të idhte i detyruar nga Kushtetuta për të nënshkruar çdo legjislacion për të hequr Gjykatën Speciale nëse Parlamenti e miraton.

I pyetur nëse ishte i shqetësuar se aim und të akuzohej për krime lufte, presidenti tha se nuk ‘kishte frikë nga drejtësia’./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera