Lajme

Nxirret i pajetë edhe një anëtarë i familjes Lala, pesë të tjerë janë ende nën rrënoja

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 27 November 2019

Është nxjerrë i pajetë një anëtar i familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku pas tërmetit të djeshëm mbeti nën rrënoja.
Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Griselda Lala , shkruan gazeta inFokus.

Ndërkohë që vazhdojnë të jenë nën rrënoja edhe pesë anëtarë të tjerë të kësaj familje.

Marjeta, Dionisi, Dionisa 2 vjeç (binjakë), Emilio 6 vjeç dhe Iliri ( i paralizuar).

-Advertisement-

Ditën e djeshme u nxorën të pajetë Sadete Lala 79 vjeç dhe Amelia 8 vjeçare.

Operacioni i kërkim shpëtimit është duke vazhduar ende në Thumanë dhe Durrës pa ndërprerë punën.
Ndërkaq numri i personave të cilët kanë humbur jetën sa vazhdon e rritet./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera