Lajme

Nxënësit e shkollave profesionale në Vushtrri bëhen me sigurim shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 12 December 2019

Xhafer Tahiri, Kryetar i Komunës së Vushtrrisë ka njoftuar se më shumë se 1 mijë nxënës të shkollave profesionale në Vushtrri janë pajisur me karta të sigurimit shëndetësor.

Tahiri tha se kështu kjo komunë bëhet e para komunë në Kosovë që siguron nxënësit e shkollave profesionale, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij qëllimi është që të avancohet arsimi profesional dhe që mbi të gjitha të jetë shëndeti i të rinjëve.

-Advertisement-

“Sigurim shëndetësor për 1100 nxënës të shkollave profesionale të Vushtrrisë .Vushtrria bëhet Komuna e parë që siguron nxënësit e shkollave profesionale përgjatë mësimit në punë/praktikës profesionale.Kjo politikë e re në arsim ka për qëllim avancimin e arsimit profesional dhe më e rëndësishmja afrimin e nxënësit me punëdhënësin. Por shëndeti i të rinjve mbi të gjitha! #qytetiqeduam”, shkruan Tahiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera