Nxënësit e Mjekësisë ankohen që shkolla nuk i lejon të marrin ushqime jashtë byfesë, nga shkolla thonë se ky është vendim i marrë në kuadër të rregullave
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 18 December 2024
Nxënësit e shkollës së mesme së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë janë ankuar se shkolla nuk po i lejon të dalin jashtë objektit shkollor në pushimet e gjata për të blerë ushqime dhe “po detyrohen” t’i blejnë ushqimet në byfen e shkollës, ku sipas nxënësve, aty janë çmimet më të larta.
Lidhur me këtë çështje, drejtoresha e kësaj shkolle, Drita Zanaj – Qamili për Telegrafin ka thënë se ky është një vendim i marrë në këshillin drejtues të shkollës, në këshillin e prindërve dhe atë të arsimtarëve.
Sipas saj, këto janë vendime ku prindërit kërkojnë që nxënësit (fëmijët e tyre), të mos dalin jashtë oborrit të shkollës, shkruan Telegrafi.
“Shkolla jonë i ka rregullat dhe vendimet. Vendimet janë marrë në këshillin drejtues të shkollës, në këshillin e prindërve dhe atë të arsimtarëve. Këto janë vendimet në të cilat prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre të mos dalin jashtë oborrit të shkollës”, ka thënë Zanaj – Qamili.
Drejtoresha ka treguar se prindërit kanë kërkuar “domosdo” që fëmijët e tyre të mos dalin jashtë oborrit të shkollës.
“Ka mundësi që edhe dalin, mirëpo i ndalojmë disa sepse nxënësi deperton. Kështu që këto janë vendime në kuadër të rregullave të shkollës sonë”, ka përfunduar drejtoresha e shkollës së mesme së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë , Drita Zanaj – Qamili.
Ndërsa, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu për Telegrafin ka thënë se i respektojnë vendimet që shkolla i merr me këshillin e prindërve dhe atë të shhkollës.
“Ne i respektojmë propozimet, vendimet që i nxjerrë shkolla me këshillin e prindërve dhe këshillin e shkollës”, ka thënë Kadriu.
Sipas saj, shkolla e ka “autonominë e plotë” të bëj organizime të tilla.
“Shkolla e ka autonominë e plotë të organizojë mësimin, daljen dhe qarkullimin për shkak të sigurisë”, ka thënë tutje ajo.
Të tjera
-
Deklarohet fajtor Haxhi Shala
Haxhi Shala është deklaruar fajtor për marrëveshjen që ka punuar lidhur me pr...
-
Dardan Kadaj: Një Emër Premtues në Fushën e Energjisë
Dardan Kadaj, një i ri nga Kosova, po bën emër në një nga fushat më deficitar...
-
ANALIZA/ Donald Trump gati të rrëzojë kryeministrin e Kanadasë nga pushteti, kush e ka radhën në Europë?
Donald Trump po ndez kaos politik në Kanada duke intensifikuar një krizë që k...
-
AGK: Dënojmë gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i indinjuar me “gjuhën fye...
-
Insekte në ushqimin e studentëve në mensë, deputetja Bytyqi publikon fotografi
Insekte dhe krimba janë gjetur në ushqimin që u servohet studentëve në Qendrë...
-
Shala: Kam komunikuar me avokatin për marrëveshjen e pranimit të fajësisë
Haxhi Shala ka thënë se ka rënë dakord me mbrojtjen e tij që të pranojë marrë...
-
Ky është bredhi festiv më i shtrenjti në botë, ka vlerë 5.3 milionë euro
Një pemë unike e Krishtlindjeve me vlerë të pabesueshme 5.3 milionë euro u ek...
-
Rahoveci ndalon fishekzjarret, shkelësit do të gjobiten me 100 euro
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e për...
-
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2023
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së...
-
Rutte: Për NATO-n është i rëndësishëm stabiliteti dhe paqja në Ballkanin Perëndimor
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se NATO ka qenë e...
-
Qeveria miraton propozim-vendimin për themelimin e Muzeut që dokumenton krịmet serbe në Kosovë
Kosova pritet të bëhet me Muze të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky prop...
-
Nenad Rashiq nuk përkrah themelimin e muzeut për gjenocid, abstenon në votim
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka abstenuar sa i përket the...