Lajme

Nxënësi që u rrëzua nga kati i dytë i një shkolle në Pejë, mbërrin në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 11 January 2022

Pak më parë Gazeta Infokus ka raportuar se një nxënës i një shkolle në Pejë është rrëzuar nga kati i dytë ku ka pësuar lëndime.

Në lidhje më këtë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka treguar se për shkak të natyrës së lëndimeve fëmija është dërguar në QKUK në Prishtinë për trajtim, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërsa, Gazeta Infokus është interesuar për gjendjen e pacientit, por që doktori i mjekësisë emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, ka thënë për Infokus-in se nuk mundet të jap informacione.

-Advertisement-

“Pacientin veç sa e kanë pru jemi duke ja bërë ekzaminimet, njëherë nuk ka informacione”, ka deklaruar Bajgora për Gazetën Infokus.

Lexo edhe: Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera