Lajme

Nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 11 January 2022

Një nxënës nga Peja ka pësuar lëndime trupore, pasi ka rënë nga kati i dytë i një shkolle, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus-in e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë ( nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës, Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, ka deklaruar Rugova./Gazeta Infokus/

Të tjera